DAVID HOSAFLOOK
Drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante
Heroi shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu po rizbulohet në Ballkan dhe përtej. Përvjetori i 550-të i vdekjes së tij ka sjellë interesim të ri për jetën dhe veprat e tij, shoqëruar me biseda publike për prurje të reja dokumentarе, pikëpamje, interpretime dhe debate. Mirëpo, nuk ka debat aspak lidhur me personin që e ka bërë Skënderbeun të famshëm në Evropën Perëndimore -Marin Barleti. Më 1508, me rastin e 40-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Barleti shkroi të parën biografi për Skënderbeun, në latinisht: Historia de vita et gestis Scanderbegi.
. Pushtimi i Kostandinopojës më 1453 e pastaj përparimi i shpejtë i osmanëve, deri në rrethimin e Vjenës më 1529, e tronditi Europën. Kështu, nuk do shumë imagjinatë për të kuptuar përse evropianët do të rrëmbeheshin nga historia e një komandanti dhe udhëheqësi politik shqiptar, i cili kishte luftuar kundër osmanëve me sukses. Rrjedhimisht, vepra e Barletit u për- kthye dhe u botua në gjermanisht (1533), italisht (1554), portugalisht (1567) dhe polonisht (1569). Nëpërmjet këtyre përkthimeve, fama e Skënderbeut u përhap masivisht në Europë.
Më 1576, Jacques de Lavardin botoi një histori për Skënderbeun në frëngjisht: Histoire de Georges Castriot Surnommé Scanderbeg, Roy d’Albanie, e cila u ribotua disa herë më vonë. Kjo vepër nuk ishte një përkthim i drejtpërdrejtë i veprës së Barletit. Ajo ishte një sintezë nga 19 autorë të ndryshëm1, por Lavardini pohoi se “pjesa më e madhe e kësaj historie është nxjerrë fjalë për fjalë” nga Barleti. Kështu vepra e Lavardinit mund të përcaktohet si një përkthim frëngjisht nga Barleti, dhe shpeshherë konsiderohet i tillë, por ky përcaktim duhet kushtëzuar, siç thamë më lart.
Disponueshmëria e veprës së Barletit në gjashtë gjuhë në shek. XVI pasqyron jo vetëm meritat letrare dhe historike të veprës, por 1 Lavardini përmendi këta 19 autorë/vepra si baza e veprës së tij në frëngjisht (cituar nga përkthimi anglisht i origjinalit): “Marin Barleti (Marinus Barletius), priest of Shkodra in Epirus, from whom the most part of this history is drawn word for word; The life of Scanderbeg, of an uncertain Author; Volaterrane; Eneas Silvius, alias Pope Piùs the Second; P. Callimachus, experient of the battle of Varna; Paulus Jovius; André Thevet, in his Cosmography; Peter Perondin; Bartholomew Facius; Theodore Spandugin, a Gentleman of Constantinople; Andrew Cambin; Leonardus Chiensis, Archbishop of Mytilene (Lesbos), of the siege and sack of Constantinople, at which he was present, and taken prisoner; Isidore Ruthenian, Cardinal; Christopher Richier; Wolfangus Chronicle; Francesco Sansovino; Melanc- thon his Chronicle; Pandolph Callenucius of Pesaro, in his Neapolitane histories; Bonfinius, in the History of Hungary.”
edhe rëndësinë e librit në zanafillën dhe zhvillimin e historiografisë skënderbeiane. Kjo rëndësi provohet nga fakti që, edhe sot, studime serioze mbi Skënderbeun fillojnë me Barletin, edhe pse në këto studime shpeshherë vihen në dukje pasaktësitë dhe teprimet e Barletit, si dhe fakti që vepra e tij ka një natyrë historike, por edhe panegjirike, sipas stilit të veprave letrare dhe historike të kohës.
Gjuha e shtatë që e mori historinë e Barletit të Skënderbeut ishte anglishtja2, sjellë në botim nga avokati anglez dhe përkthyesi i frëngjishtes Zachary Jones (Zakëri Xhons). Xhonsi nuk e përktheu veprën e Barletit nga latinishtja, por nga vepra franceze e Jacques de Lavardinit (bazuar te Barleti). Titulli i plotë anglisht ishte: The Histo- rie of George Castriot, surnamed Scanderbeg, King of Albanie, containing his famous actes, his noble deedes of armes, and memorable victories against the Turkes, for the faith of Christ, comprised in twelve books by Jaques de Lavardin, Lord of Plessis Bourrot, a nobleman of France, translated out of French into English. Qëllimi i këtij punimi është të paraqesim me pak fjalë përkthyesin Z. Xhons dhe parathënien e tij të plotë, së bashku me sonetin e Edmund Spenserit për Skënderbeun, e cila u paraqit për herë të parë si pjesë hyrëse në përkthimin e Xhonsit.
Libri në fjalë, pra, versioni anglisht i Historisë së Skënderbeut, u botua më 1596, në Epokën e Elizabetës, në kulmin e Rilindjes Angleze. Në këtë epokë spikatin dy autorët më të dalluar të letërsisë angleze, Uilliam Shekspiri dhe Edmund Spenseri. Gjithashtu, u zhvillua në këtë periudhë projekti famëmadh i përkthimit të Biblës i Mbretit Xhejms (1604–1611). Ky përkim kohor nuk ka vetëm rëndësi rastësore. Sigurisht, asnjë vepër e letërsisë nuk mund të quhet e
2 Për të dhëna biografike për Zakëri Xhons, shih: Williams, Franklin B., Jr. “Spen- ser, Shakespeare, and Zachary Jones”. Shakespeare Quarterly, vol. 19, no. 3 (Sum- mer, 1968), 205–212.
rëndësishme apo e mirë vetëm prej faktit që del në dritë në një epokë të artë letrare, por vepra e Xhonsit, me afro 365 000 fjalë, ka meritat e veta si një përkthim mjeshtëror dhe si një shembull e anglishtes elegante elizabetiane, që u përdor edhe nga Shekspiri.
Kjo vepër spikat jo vetëm për gjatësinë dhe bukurinë e saj, por edhe për reputacionin e përkthyesit. Zakëri Xhonsi, për një kohë të gjatë i njohur vetëm me inicialet “Z.I.” (pra, jo “Z.J.” siç do të prisnim)3, kishte lidhje me elitën letrare të Anglisë. Ka gjasa që ta ketë njohur personalisht Shekspirin, dhe besohet se ishte anëtar i rrethit letrar të Edmund Spenserit.4 Vetë Spenseri shkroi një sonet mbi Skënderbeun për librin e Xhonsit, po ashtu siç kishte bërë “princi i poetëve” Pierre de Ronsardi (1524–85) për veprën frëngjisht të Lavardinit më 1576. Ky gjest shënon jo vetëm besimin e E. Spenserit te Z. Xhonsi si një përkthyes i aftë i frëngjishtes, por edhe vlerësimin e tij për rëndësinë e Skënderbeut si një hero me nam ndërkombëtar. Skënderbeu, sipas Spenserit, ishte i të njëjtit nivel me më të mëdhenjtë e heronjve më të mëdhenj në gjithë historinë e botës. Më poshtë është teksti i sonetit të Spenserit, përkthyer nga Skënder Luarasi, vite më parë:
Pse mburret kot e Lashta kaqë fort
Me monumentet e moçëm burrash trima, Heronj që përmes veprave pa mort Mahnitën botën, dhe në prrallë e rima (VAZHDON)