Prezantim i studimit për efektet nga KOVID-19 ndaj sektorit hotelierik turistik

Në Odën ekonomike të Maqedonisë sot do të prezantohen gjetjet kyçe nga “Studimi për efektet e shkaktuara nga KOVID-19 ndaj sektorit turistik hotelierik, me rekomandime për përballje me efektet ekonomike”.

Prezantimi është organizuar në kuadër të Projektit të USAID-it “Partneriteti për rregullativë më të mirë të biznesit”, të implementuar nga “EPI QENDRA Internacional” dhe katër partnerë kyç: Oda ekonomike e Maqedonisë, Oda ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit – MASIT, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.