Pretendon se shëron gratë dhe i prek në pjesë intime: Eja të dielën të të lë me barrë që të të rregullohen periodat


Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi kamerat e fshehta të Nikollë Dodës që pretendon se shëron gratë duke i hequr magjinë. Në pamjet që Stop denoncoi, Nikollë Doda i prek gratë nga pjesët intime dhe i puth.

Në një tjetër takim, Nikollë Doda e prek gruan dhe e puth, duke i thënë se do t’i heqë magjinë.

Qytetarja – Po pse, kshu hiqet magjia? Mos më prek aman!

Nikoll Doda – Jo, jo! Nesër do të kesh burrë.

Qytetarja – S’kam!

Nikoll Doda – Hë?

Qytetarja – S’kam burrë.

Nikoll Doda – S’e vura re. Periodat i ke keq.

Qytetarja – Po edhe pjesa e zemrës, ktu te gjoksi.

Brainberries
Nikoll Doda – Ahh të keqen, t’i puth faqet.

Nikoll Doda – Je në vend të keq shumë.

Qytetarja – A mendon, se do hiqet magjia kështu?

Nikoll Doda – Ktë ke nevojë!

Qytetarja – Po a do më kalojë?

Nikoll Doda – Kur po…

Qytetarja – Si do kalojë?

Nikoll Doda – Kur ta tretësh plumbin, kur tretësh plumbin ta bëftë Zoti mbarë, të hiqet komplet. Nuk është gjë, po edhe marrëdhëniet i ke keq, se s’ke bërë marrëdhënie. A e pate qejf, doja të ditë me më taku mu, apo sot pate?

Qytetarja – Sot..

Nikoll Doda – Po atë ditë?

Qytetarja – Po edhe atë ditë u ndjeva mirë, se u qetësova normal, kur më the gjithë ato gjëra. Po kisha dhe atë për pjesën e magjisë, që më the ke shumë magji momentin, që më flisje.

Nikoll Doda – Po dridhjet, po njësoj, si u dredh…

Qytetarja – Hë.

Nikoll Doda –Sot nuk je dridh.

Qytetarja – Jo!

Qytetarja – Ça do?

Nikoll Doda – Ti e ke në zemër shpirt. Je e lezetshme.

Nikoll Doda –Me qenë të dielën, me qenë me ardhë të dielën, me kry punë.

Qytetarja – Të dielën?

Nikoll Doda – Poo!

Qytetarja – Prit të shof saktë unë, të shof atë të punës, kalendarin e punës!

Qytetarja – Të ulem ktu?

Nikoll Doda – Ulu ktu, ktu! Ça tha ajo, s’vjen.

Qytetarja – Jo për ditë të dielë, ngaqë kam edhe gocën në shpi edhe kam gocën në shpi.

Nikolla i thotë gruas që të shkojë të dielën që të ketë mundësi të largojë bashkëshorten. Madje të dielën do t’i shkojë dhe një zonjë tjetër nga Berati, por shprehet se do t’i ndajë në dy dhoma të ndryshme.

Nikoll Doda – Shkruaje mirë, se nuk e shof unë ashtu!

Qytetarja – Ja mirë ta kam shkrujt me të mëdhaja, me të mëdhaja. Ja!

Nikoll Doda – Ja, i ke të zeza si prej goce. Plumbi është dorë me nji, se kishin shku njerzit në Berat, po e paskam pas ktej afër tha,- ktu në Berat.

Qytetarja – Po kush ka hall, kërkon.

Nikoll Doda – E shkreta në Berat. Thashë unë, thashë pasha Zotin, pse unë s’ta bëj ktë punë? Unë e përvetësoj . Ha jam më mirë nga barku, jam më mirë kështu, jam më mirë.

Qytetarja – U shëru?

Nikoll Doda – Po, po re edhe tha do të vij,- tha,- ditën e dielë më ke ktu.

Qytetarja – Po, po erdhi ajo ditën e dielë, s’vij dot unë.

Nikoll Doda – Po ti, pse?

Qytetarja – Po a do vijë ajo përpara?

Nikoll Doda – Vjen ajo fus ktu, tjetër atje!

Qytetarja – Ajo hyn ktu?

Nikoll Doda – Po!

Qytetarja – Unë të hyj andej?

Nikoll Doda –Po!

Qytetarja – Që të mos jemi të dyja më nji dhomë.

Nikoll Doda – Jo të dyja me nji dhomë.

Qytetarja – Hë pra!

Nikoll Doda – Po jo re, si..?!

Qytetarja – Prandaj të thashë!

Nikoll Doda – Kam 4 dhoma unë ktu . Tyja do të bëj kështu si kukull.

Qytetarja – Do Zoti gjej..!

Nikoll Doda – Hë..!

Qytetarja – Do Zoti shkojnë gjërat mirë!

Nikoll Doda –Pasha Zotin!

Qytetarja – Asaj tjetrës i kanë shkuar mirë ? Asaj u shëru?

Nikoll Doda –Jo, jo asaj i kanë shku mirë.

Qytetarja – Është shëruar?

Nikoll Doda – Krejt, krejt, krejt!

Qytetarja – As dhimbje barku as me periodat, ajo është mirë?

Nikoll Doda – Jo jo s’i dhëmb barku më. Ka pas skoroide çi ka atë?

Qytetarja – Tiroidet!

Nikoll Doda – Ata krymbat.

Qytetarja – Ah, ato parazitët.

Nikoll Doda – Parazitët po po.

Pasi organizojnë takimin për ditën e dielë, Nikolla del hapur dhe i thotë zonjës se do ta lerë me barrë që t’i rregullohen periodat.

Qytetarja – Do më marrësh në telefon?

Nikoll Doda – Do të marr në telefon jo se do të ashtu.., mos zej gruja, a kupton?

Qytetarja – Po!

Nikoll Doda – Më run më run fort. E kupton?

Qytetarja – Të ruan?

Nikoll Doda – Po!

Qytetarja – Ça thua? Të ruan?

Nikoll Doda – Më run. Thotë ça je tu ba. A kupton? Jo, jo për ty jo.

Qytetarja – Po hë, pra!

Nikoll Doda –Do ta derdh brenda!

Qytetarja – Hë!

Nikoll Doda – Do ta derdh brenda!

Qytetarja – Po ashtu ngel me barrë unë.

Nikoll Doda – Thuaj mora bëra nja dy netë te njëri.

Qytetarja – S’të kuptova, si do i them unë?

Nikoll Doda – Mora dy netë njërin se me u feju me të, (nuk kuptohet) sI të duash thoj!

Qytetarja – Me ngel me barrë kam me frikë. Po pse vetëm ashtu rregullohen periodat?

Nikoll Doda – Hë!

Qytetarja – Vetëm ashtu rregullohen?

Nikoll Doda – Si?

Qytetarja – Periodat vetëm, që të…?

Nikoll Doda – Po shkëputen ato pastaj, bohen ma mirë, me atë bohen më mirë, po i ke keq.

Qytetarja – Atë e di unë, që i kam keq, se unë ndiej dhe dhimbje, kur më vijnë ato.

Nikoll Doda – Boll t’i fërkova, boll t’i bëra! Ishallah ik gruja, se është jashtë! Po dhe ktu s’të fus, se të fus të dhoma atje!

Qytetarja – Dhoma tjetër?

Nikoll Doda – Të fus atje brenda në dhomë, të iki ajo!

Qytetarja – A e di të sigurtë ti për sot?

Nikoll Doda – A je e pastër? S’ke noi sëmundje, noi gjë?

Qytetarja – Jo mo, kam gjithë kto vite, s’kam kriju marrëdhënie me njeri, u bë kohë e gjatë.

Nikoll Doda – Dashtë me hy me barrë nji ktu, s’dashte, e di vetë.

Qytetarja – Atëhere, kjo pjesa me barrë, që thua ti, që të ngelem me barrë, kam hall si do them pastaj.

Nikoll Doda – Pastaj ke për të thënë kam mbajt nji burrë dy netë, më tha do të marr edhe …mere!

Qytetarja – Ok!

Qytetarja – Po! Atëhere, pasi të kryejmë marrëdhënie, do më rregullohet mua e gjithë kjo? Pastrohem? Regullohem?

Nikoll Doda – Po pastrohesh, pra.

Qytetarja – E mira është si të të ngel, si the të ngel me barrë, the?

Nikoll Doda – Pasha Zotin të ngelesh me barrë është më mirë!

Qytetarja – Është më mirë!

Nikoll Doda –Po jo me ma lënë mu…

Qytetarja – Po jo…!

Nikoll Doda – Më fik!