Presidentja Osmani: S’flasim për dialogun derisa na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin belg, Jean-Louis Servais.

Gjatë takimit Osmani ka theksuar se në bashkërendim me qeverinë po përpiqen qe t’i sigurojnë vaksinat për qytetarët e Kosovës dhe se nuk mund te flasin për dialog me Serbinë, derisa ka vdekje njerëzisht për mungesë vaksinash.
“Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa neve na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash. Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t’i sigurojmë ato”, ka thënë Osmani.

Ndërsa ambasadori Louis Servais ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet thellohen edhe më tej.
“Në këtë plan, ai ka përmendur se Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, sikurse edhe në përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në kumtesë.