Presidentja Osmani kundërshton ash*për revistën gjermane “Der Spiegel”, e cila e përshkruan Thaçin si “zagar të amerikanëve”

Në një intervistë dhënë revistës gjermane “Der Spiegel” presidentja e Kosovës ka theksuar se Hashim Thaçi ka qenë president dhe kryeministër në kohëra historike dhe ai s’duhet nga askush të njolloset si “zagar i amerikanëve”.
Revista gjermane “Der Spiegel” ka një traditë të gjatë të aku*zave paushalle ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë traditë tani e ka përsëritur edhe një gazetar i “Der Spiegel” gjatë një bisede me kryetaren e Kosovës.

Ai i është drejtuar Vjosa Osmanit me këtë pyetje: “Presidenti Thaçi, shpeshherë i shpotitur si zagar në prehër të amerikanëve, gjendet në bu*rg në Hagë. A nuk ka ardhur koha për t’u emancipuar (Kosova) nga fuqia botërore SHBA?” Përgjigjja e Osmanit ka qenë e qartë: “Përkundër krejt diferencave politike që mund t’i kemi pasur me Thaçin, askush nuk do të duhej ta quante atë ‘zagar të amerikanëve’. Thaçi ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike. Sa i përket marrëdhënieve me SHBA-në: ato nuk varen nga personeli udhëheqës politik. Ato janë një lidhje e veçantë, që na mbajnë bashkë. Ne nuk e harrojmë rolin e amerikanëve në Kosovë në vitet 90-të”.
Sipas Osmanit, për aq kohë sa Serbia destabilizon rajonin, prania e SHBA-së dhe ndërkombëtare është e domosdoshme në rajon.

Osmani ka kundërshtuar revistën gjermane edhe lidhur me konstatimin se me kërkesën e saj që Serbia të kërkojë falje për krimet në Kosovë nuk ka kontribuuar për shtendosjen e situatës. Presidentja tha se ajo i përket një gjenerate politike në Kosovë që pa ngurrim shprehet si në Kosovë ashtu edhe në botën e jashtme. “Një trup i cili është i lënduar rëndë, nuk shërohet duke e qepur lëkurën në sipërfaqe. Në rastin e Kosovës kjo domethënë: kërkoj të gjenden viktimat e zhdukura të luftës – kjo duhet të pranohet nga Serbia. Përndryshe prej 2000 të pagjeturve gati një e treta nuk janë shqiptarë. Të gjithë këta meritojnë drejtësi. Por pala serbe nuk i tematizon kr*imet e kryera nga regjimi i Millosheviqit, madje edhe më keq: kjo trashëgimi po mbrohet”.

Në ndërhyrjen e gazetarit se Osmani po e përdor fjalën gje*nocid sa i përket kr*imeve serbe pa pasur bazë juridike, presidentja u kundërpërgjigj: “E kam zgjedhur nocionin gje*nocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vr*arë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur. Qëllimi ka qenë që të zhd*uken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”.

Osmani i ka bërë apel presidentit serb që kr*iminelët të nxirren para gjyqit. Në Kosovë, sipas saj, janë përdhu*nuar mijëra gra. Shumë gra kanë identifikuar kr*iminelët, Vasfije Krasniqi Goodman për shembull, ajo është parlamentare. Padia e saj ka mbetur pa efekt. Osmani ka kritikuar BE-në për zvarritjen e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës dhe ka nënvizuar se identiteti i kosovarëve “është europian”.

Presidentja Osmani tha se nuk dëshiron të përzihet në punën e gjykatave, kur u pyet nga “Der Spiegel” mbi Gjykatën Speciale. Ajo tha: “Kosova s’ka asgjë për të fshehur. Me rëndësi është të mos ketë një barazim moral mes asaj që ka kryer aparati shtetëror serb dhe asaj që ndoshta kanë bërë individët – jo Kosova si vend apo UÇK”. Raportin e Dick Martytit Osmani e quajti një njollë të padrejtë që maskon të vërtetën: “Ne kosovarët kemi qenë vi*ktima të regjimit gjen*ocidal të Millosheviqit”.