Presidentja Osmani i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik të martën, siç ka njoftuar në orët e vona të së mërkurës, Zyra e Presidencës. Edhe pse fillimisht u mbajt ‘sekret’, intervenimi kirurgjik që kreu presidentja u bë publik nga zyra e saj vetëm pasi mediat raportuan për të.

Sipas Zyrës së Presidentes, bëhet e ditur se presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditë së djeshme( 2 nëntor), me rekomandimin e mjekëve specialistë, i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses.
Njoftimi i plotë nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës:

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë./gazetametro.net