I gjithë ekipi i Kroacisë, së bashku me presidenten Kolinda Grabar Kitarovic dhe presidentin e Federatës së Futbollit, Davor Suker, janë duke e festuar suksesin në Kupën e Botës në zhveshtore.
Kroacia u bë skuadra e katërt që siguron gjysmëfinalen në Kupën e Botës, duke e mposhtur Rusinë pas ekzekutimit të penalltive.
Urimi i parë ekipit kroat, i ka ardhur nga presidentja Kolinda, e cila ka shkuar në zhveshtore për të uruar skuadrën, e po ashtu për të festuar së bashku me ta.
“Thirr, ti vetëm thirr, të gjithë trimat për ty do ta japin jetën”, ka shkruar ajo në Facebook, ku na sjellë edhe disa pamje të veçanta nga festa në zhveshtore.
Këtë moment të veçantë, ju ftojmë ta ndiqeni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/