Presidentja greke firmos dekreti për zgjerimin e kufirit detar me 12 milje

Greqia zgjeron zyrtarisht kufirin detar përballë bregut shqiptar me 12 milje. Plani i për të zgjeruar kufirin territorial nga 6 në 12 milje në det do të fillojë në Jon në brigjet perëndimore.

Dekreti presidencial i nënshkruar nga presidentja Katerina Sakeropulo vërteton se bisedimet e Edi Ramës me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias për dërgimin e çështjes në Hagë është një maskim i vendimit të fshehtë të Shqipërisë për të lejuar Greqinë të zgjerojë kufirin pa bisedime.

Më një dekret të nënshkruar nga presidentja Katerina Sakeropulo Greqia zgjeron zyrtarisht kufirin detar përballë bregut shqiptar me 12 milje.

Plani i Greqisë për të zgjatur kufirin e saj territorial nga 6 në 12 milje në det do të fillojë në Jon në brigjet perëndimore, jo në Egje ose Mesdheun Lindor ku Turqia po pretendon ujërat. Ky vendim i Greqisë fakton se bisedimet e kryeministrit Edi Rama me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias për dërgimin e çështjes në Hagë, rezulton një maskim i vendimit të fshehtë të Shqipërisë për të lejuar Greqinë të zgjerojë kufirin pa bisedime.

Dekreti presidencial është paraqitur në Këshillin e Shtetit pas një vizitës së Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Shqipëri, ku të dy vendet u dakordësuan për mosmarrëveshjen e tyre mbi tyre kufijtë në Detin Jon dhe vendosen që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Greqia synon të shtyjë kufijtë e saj të detit në veri të ishullit të Korfuzit, i cili kundërshtohej nga Shqipëria, por të dy palët thanë se donin një zgjidhje diplomatike, ndryshe nga Turqia e cila ka dërguar një anije kërkimi të energjisë dhe anije luftarake jashtë ishullit Grek Kastelorizo.