Presidenti ukrainas shpalli ligjin ushtarak në mbarë vendin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se kanë shpallur ligj ushtarak për shkak të sulmit të Rusisë në vendin e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zelensky në video-mesazhin e tij theksoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka filluar operacion special ndaj Donbas-it, ndërsa sulm ndaj infrastrukturës ushtarake dhe rojeve kufitare të Ukrainës.

Ai tha se në shumë qytete të vendit të tij po dëgjohen zëra të shpërthimeve, duke theksuar se për këtë shkak kanë shpallur ligj ushtarak në mbarë vendin.

Presidenti ukrainas u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre.