Presidenti ukrainas: Nuk besojmë se do të ketë luftë

BERLIN, GERMANY - JULY 12: Ukrainian President Volodymyr Zelensky and the German Chancellor (not pictured) give statements ahead of talks at the Chancellery on July 12, 2021 in Berlin , Germany. (Photo by Stefanie Loos-Pool/Getty Images)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se beson se nuk do të ketë luftë me Rusinë, por paralajmëroi se Ukraina do të jetë e përgatitur nëse agresioni ushtarak rus përshkallëzohet më tej.

“Për sa i përket të qenit në baza ushtarake, ne e kuptojmë se nuk do të ketë luftë. Nuk do të ketë një luftë gjithëpërfshirëse kundër Ukrainës, nuk do të ketë një përshkallëzim të gjerë nga Rusia. Nëse ka, atëherë ne do ta vendosim Ukrainën në një bazë lufte”, tha ai, raporton CNN.
Vërejtjet e Zelensky-t erdhën pas presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi për vendimin e tij për të njohur Republikën Popullore të Donetskut të kontrolluar nga separatistët dhe Republikën Popullore të Luhanskut, të hënën mbrëma.

Presidenti ukrainas i përshkroi veprimet e Rusisë si një formë të agresionit ligjor për të krijuar një bazë të fortë për përshkallëzimin e mundshëm të mëtejshëm ushtarak në rajonet separatiste lindore të mbështetura nga Rusia.

Duke folur gjatë një konferencë për media në Kiev, presidenti ukrainas deklaroi se veprimet e Rusisë përbëjnë një sulm ndaj sovraniteti dhe integritetit territorial të Ukrainës, por bëri thirrje për dialogun e mëtejshëm midis dy shteteve.

“I bëjmë thirrje Rusisë, jo për herë të parë, që t’i zgjidhë këto çështje përmes dialogut, të ulet në tryezën e bisedimeve. Ne jemi të gatshëm të negociojmë në çdo formë”, shtoi ai.