Presidenti ukrainas lëshon thirrje për Putinin: “Le të ulemi në tryezë”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të ulet në tryezën e bisedimeve për të ndaluar vd*ekjet.
Ai shprehu apelin në adresimin e tij të fundit, sipas një korrespondenti të Ukrinform.

“Dua t’i bëj thirrje edhe një herë presidentit të Federatës Ruse. Luftimet po zhvillohen në të gjithë Ukrainën. Le të ulemi në tryezën e bisedimeve për të ndaluar vd*ekjen e njerëzve”, tha Zelensky.
Ndryshe, deri tani nga lu*ftimet në Ukrainë janë raportuar qindra të vr*arë.