Presidenti ukrainas falenderon Erdogan: “Miku im, ka ndaluar kalimin e anijeve lu*ftarake ruse në Detin e Zi”

Turqia do të ndalojë anijet lu*ftarake ruse të kalojnë nëpër Detin e Zi. Kështu shkruan në Twitter presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, teksa falenderon “mikun e tij” presidentin Erdogan dhe popullin e Turqisë.
Dy ditë më Ukraina i kërkoi zyrtarisht Turqisë që të mbyllte ngushticën e Bosforit dhe atë të Dardaneleve, si e vetmja mënyrë që lu*ftanijet ruse të mos kalonin në Detin e Zi dhe më pas të ngrenë avionë e lëshojnë raketa për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake të fqinjve.

“Falenderoj mikun tim zotin President të Turqisë Erdogan dhe popullin turk për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të anijeve luftarake ruse në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë jashtëzakonisht të rëndësishme sot. Populli i Ukrainës nuk do ta harrojë kurrë këtë”, shkruan Zelensky.

Vetëm Turqia kontrollon ngushticat sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, e cila përcakton se anijet lu(ftarake që u përkasin kombeve në kufi me Detin e Zi mund të kalojnë, ndërsa të tjerat mund të kalojnë për një kohë të kufizuar vetëm nëse plotësojnë disa kushte të bazuara kryesisht në tonazh.
https://twitter.com/ZelenskyyUa/status/1497564078897774598?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497564078897774598%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnewsbomb.al%2Fpresidenti-ukrainas-falenderon-erdogan-miku-im-ka-ndaluar-kalimin-e-anijeve-luftarake-ruse-ne-detin-e-zi%2F