Presidenti Thaçi vazhdon t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorisë që kanë filluar para 6 orësh


Për të katërtën ditë me radhë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merret në pyetje nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.
Thaçi është ftuar atje pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se, më 24 prill, ka paraqitur një akta*kuzë për kr*ime lu*fte dhe kri*me kundër njerëzimit kundër tij, kundër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Thaçi është deklaruar për media vetëm të hënën, ditën e parë të intervistimit, kur ka thënë se me prokurorët është diskutuar për disa “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e tyre për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë tre ditëve të kaluara, intervistimi i tij ka zgjatur nga gjashtë orë.
Sipas rregullores, aktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka gjashtë muaj kohë – nga muaji prill – për ta vërtetuar ose hedhur poshtë atë.

Thaçi ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga pozita e presidentit nëse aktakuza e tij konfirmohet.
Paraqitjen e tij në Hagë e ka cilësuar si “çmim për lirinë”.