Presidenti Hashim Thaçi ka uruar për krijimin e Qeverisë së re me kryeministër Albin Kurtin.
Ai e ka ftuar kabinetin e ri qeveritar që ta fillojnë sa më parë punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, njofton Klan Kosova.
Postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:
E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore.