Presidenti Thaçi pinë çajin e pasdites me prindërit në Burojë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, orë më parë bëri me dije se gjatë mesditës ka vizituar malet e Sharrit.

Ndërsa pasdite është kthyer për të pirë çaj bashkë me prindërit në vendlindjen e tij në Burojë, njofton Klan Kosova

“Çajin e pasdites me prindërit në Burojë” ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kujtojmë se Thaçi është kthyer të premten nga Dhomat e Specializuara në Hagë ku u intervistua për katër ditë radhazi nën dyshimin për krime lufte.