Presidenti Thaçi ngushëllon familjen e Berat Buzhalës: Ka disa fjalë për të

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bashor Buzhalës nga Covid-19. Bashori ishte babai i gazetarit të njohur kosovar, Berat Buzhala. Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar sot me anë të një postimi në Facebook, se ka vdekur babai Bashor Gegë Buzhala, në moshën 72 vjeçare nga Covid-19.
Në lidhje me vd*ekjen e Buzhalës, ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi.

Ai me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se Bashor Buzhala ka qenë një burrë i respektuar dhe i dashur.
”Më pikëlloi lajmi për vdekjen e Bashor Buzhalës, pas betejës së tij disa javore me virusin COVID-19. Bashori ishte një burrë i respektuar, i dashur dhe shumë i kujdesshëm në raport me të gjithë. Familjes Buzhala dhe gjithë të afërmve të tyre u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje”, ka shkruar Thaçi.

Varrimi i të ndjerit bëhet në Çabiq dhe për shkak të rastit e situatës me pandeminë, ceremonia mortore zhvillohet vetëm në praninë e familjarëve.
Postimi i plotë i Hashim Thaçit: