Presidenti polak, Andzhej Duda sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup. Duda pritet të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryeministrin, Zoran Zaev.
Siç kumtoi Kabineti i presidentit polak, Duda do të pritet me nderime më të larta shtetërore nga presidenti Pendarovski në Vila Vodno, ku do të mbahet tet-a-tet takim, pas çka do të vijojnë biseda plenare të delegacioneve të të dy vendeve.
Para se të arrijë në Shkup, presidenti polak qëndroi në Mal të Zi, ku në kuadër të vizitës njëditore zyrtare, dje ka mbajtur takime me kreun shtetëror malazez.