Presidenti Pendarovski takim me liderët e partive politike nesër në orën 13:00

Në “Villa Vodno” nesër prej orës 13 do të mbahet takim i liderëve, në të cilin janë ftuar kryetarët e partive politike parlamentare nga pushteti dhe opozita, të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar mandate të deputetit me lista të pavarura, kumtoi Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Në takim janë ftuar kryetarët e: LSDM-së – Zoran Zaev, BDI-së – Ali Ahmeti, VMRO-DPMNE-së – Hristian Mickoski, Aleancës për Shqiptarët – Ziadin Sela, Alternativës – Afrim Gashi, Lëvizjes BESA – Bilall Kasami dhe PDSH-së – Menduh Thaçi.

Në takimin e liderëve janë ftuar edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski.