Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Kroaci

Presidenti Stevo Pendarovski nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Kroaci.

Shefi i shtetit nesër në Zagreb do të pritet me nderime shtetërore dhe ushtarake nga presidenti Zoran Millanoviqi, pas çfarë do të mbahet takim tet-a-tet midis të dy shefave të shteteve dhe takim plenar të delegacioneve të të dyja shteteve.
Shefi i shtetit do të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviqin dhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviqin.