Presidenti Pendarovski për vizitë në Slloveni

Presidenti Stevo Pendarovski, sot do të qëndrojë për vizitë punë njëditëshe në Republikën e Sllovenisë, me rastin e pjesëmarrjes në takimin e dhjetë jubilar të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni.
Nikoqir i takimit i cili mbahet në Bërdo në Kranj, është presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Në takim, siç informojnë nga kabineti i presidentit Pendarovski, do të marrin pjesë edhe presidenti Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryesuesi dhe dy anëtarë të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, Shefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komshiq, presidenti Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq dhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.