Presidenti Pendarovski demanton Bedri Ajdarin: Nuk kam pasur asnjë informacion për “Monstrën”

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka hedhur poshtë si të pavërtetë deklaratën e familjarit të të akuzuarve në rastin “Monstra”, Bedri Ajdarit që e tha në emisionin Click Plus. Pendarovski thotë se nuk ka asnjë informacion dhe njohuri në lidhje me vr*asjet dhe as është takuar ndonjëherë me familjarët e të akuzuarve.

“Presidenti i shtetit gjithmonë është përkushtuar edhe për këtë edhe për rastet tjera penale, që kryerësit e vërtetë ta marrin dënimin e merituar dhe asnjë i pafajshëm të mos qëndrojë në bu*rg, nëse për atë nuk ka dëshmi të verifikuara në procedurë gjyqësore. Megjithatë presidenti Pendarovski, në lidhje me rastin “Monstra” asnjëherë nuk ka pasur takime me familjarët e të akuzuarve dhe as nuk ka ndonjë informacion dhe dijeni në lidhje me vr*asjet të siguruara nga burime të institucioneve të vendit dhe të jashtme, as para periudhës para se të zgjedhet president dhe as pas saj”, reaguan nga kabineti i Pendarovskit derisa shkonte drejtpërdrejtë emisioni Click Plus.

Ai ka shprehur, se e kupton dhimbjen e familjarëve që i kanë humbur fëmijët e tyre në Liqenin e Smillkovës, por edhe dëshirën e familjarëve të të akuzuarve që të zbulohet e vërteta e tërë ngjarjes. Ndërkaq, në emisionin Click Plus, Bedri Ajdari kishte deklaruar se Pendarovski para se të bëhet president, i ka thënë, se nëse kuptohet e vërteta për “Monstrën”, do të ketë lu*ftë.

“Në kohën e protestave të Revolucionit Laraman, para Parlamentit jemi takuar me tani, presidentin e shtetit, Stevo Pendarovskin. E pyetëm, çfarë u bë pse zotëri Zaevi nuk i publikoi “bom*bat”? Po e citoj, tha: Kam qenë prezent kur kanë ardhur këto të “kodrës” aludonte në amerikanët dhe i kanë thënë: A dëshiron të nxisësh lu*ftë? Kur ta kuptojnë njerëzit se kush janë vra*sësit atëherë të dy palët edhe shqiptarët edhe maqedonasit do të shkojnë para Qeverisë. Para Qeverisë do të shkojnë, por atje do t’i presin njësiti special dhe do të bëhet gja*kderdhje” tha Ajdari.