Presidenti Meta dekoron mjekun shqiptar nga New York-u, me Titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”

Nga Beqir SINA – New York

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, dekoroi në Presidencë, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Dr. Sulejman Çelaj : “Për punën dhe përkushtim e tij, ndaj pacinetëve dhe njerëzve, ndjesinë humane të një doktori, duke shpalosur vlera të larta të një mjeku; i suksesshëm në SHBA”.

Kështu të paktën ka dekaluar në një intervistë në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini, Dr. Sulejman Çela, i cili në intervistën për Ora News, ka folur po ashtu në lidhje me akuzat ndaj figurave drejtuese të UÇK për transplant organesh dhe krim të organizuar, duke hedhur poshtë të gjitha këto akuza se ka ekzistuar Shtëpia e Verdhë, si dhe “luftën” dhe kujdesin ndaj Coronavirusit Covid-19 .
Dr. Çelaj, gjatë kësaj pandemie të gjatë ka qenë vazhdimisht i pranishëm në ekranet televizive në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare e diasporë, në intervista me këshilla e sugjerime të dobishme për sa i përket Coronavirusit Covid-19, për mbarë opinionin shqiptar.