Presidenti francez, Emmanuel Macron, është zotuar se Franca nuk do të heqë dorë nga “vlerat e saj” dhe gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të të gjitha feve të mos “dorëzohen në frymën e përç*arjes” pas su8lmit në qytetin jugor të Nicës.
Macron tha se e gjithë Franca është su*lmuar, duke shtuar se ai do të vendosë mijëra trupa të tjerë për të mbrojtur vendet kryesore, të tilla si vendet e kultit dhe shkollat.
Macron tha se Franca ishte e ekspozuar ndaj një su*lmi te*rrorist islamik.
“Franca u su*lmua për shkak të vlerave tona, për shkak të ndjenjës sonë të lirisë, për shkak të aftësisë sonë për të pasur liri të besimit në tokën tonë, sepse nuk i nënshtrohemi asnjë terrori. Më lejoni ta them këtë shumë qartë: kurrë nuk do të dorëzohemi”, tha Macron.
Ai i bëri komentet pasi tre persona kanë vde8kur nga një su*lm me thi*kë në qytetin francez, Nicë, ka thënë policia.
I dyshuari është ndaluar pak pas sul*mit.
Kryetari i Nicës, Christian Estrosi ka thënë se gjithçka çon drejt “su*lmit te*rrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.
“Më duhet ta them se Nica – ashtu sikurse e gjithë Franca, por ndoshta më shumë sesa vendet tjera në Francë – sot po paguan një çmim tepër të lartë, duke u bërë edhe një herë vik*timë e ‘islamo-fash*izmit’”, ka thënë ai para gazetarëve.
Estrosi ka thënë edhe se i dyshuari i su*lmit, ka bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) edhe pasi është arre*stuar nga policia.
Prokurorët francezë kundër-terr*orizmit kanë nisur hetimet për vr*asje.
Estrosi ka thënë se një nga të vde*kurit ka qenë kujdestar në bazilikë.
Kryeministri francez, Jean Castex ka njoftuar se Franca ka rritur alarmin e sigurisë për territorin francez në nivelin më të lartë.