Presidenti kroat: “Në dokumentet e BE-së nuk shkruan se Serbia duhet ta njohë Kosovën”

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka deklaruar se në dokumentet e BE-së askund nuk thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën, për t’u anëtarësuar në BE. I pyetur për të sqaruar se çfarë ka mbetur pa u thënë nga Forumi i Prespës në Ohër në Maqedoninë e Veriut, se në dokumentet e BE-së thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën, presidenti i Kroacisë u përgjigj se askund nuk shkruan se Serbia duhet ta njohë Kosovën për t’u anëtarësuar në BE,
Siç raportojnë mediat serbe, Milanoviq ka thënë se kjo ishte hera e fundit që do të fliste për këtë temë.

Ndryshe, Milanoviq deklaroi sot gjatë samitit të NATO-s se lidhur me vendimin për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë do të vendoset nga Parlamenti i Kroacisë dhe se kjo shkon përtej kompetencave të tij, por edhe vendet nordike nuk duhet të marrin personale qëndrimin e tij personal lidhur me këtë çështje.

“E kam përsëritur disa herë në një bisedë telefonike me presidentin finlandez se këtu nuk ka asgjë personale sa me takon mua, janë vende që plotësojnë kritere të larta, mjafton ajo që kërkon Turqia prej tyre, unë jam këtu më shumë në anën suedeze sesa turke. Të shohim se si do të zhvillohet më tej kjo çështje, a do të ketë ndonjë monitorim”, tha Milanoviq./Telegrafi/