Në një mesazh publik, Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka shrehur ngushëllime me rastin e aksidentit tragjik në të cilin jetën e humbën 45 persona. “Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari, ku jetën e humbën të dashurit tanë nga Maqedonia e Veriut që udhëtonin nga Stambolli drejt Shkupit. E lus Zotin e Madhërishëm t’i mëshirojë shpirtrat e dashurve tanë që humbën jetën në këtë aksident që e tronditi thellë në shpirt popullin turk kurse të afërmve t’u japë durimin! I shprehi ngushëllime Qeverisë dhe popullit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë! Lutem që të mos na përsëriten më dhimbje të këtilla!”, ka thënë Erdogan në mesazhin e tij.