Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër, ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Meta ka thënë se është e rëndësishme që në Kosovë të ketë sjellje evropiane ndaj institucioneve.
Derisa ka kujtuar se vetë si politikan ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe institucionet e Kosovës.
“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë.
Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve”, ka shkruar Meta./Express/
Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë.
Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve. ???? pic.twitter.com/KWWDAVUFoj— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) May 29, 2020