Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Dilni në zgjedhje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet rrjetit social Facebook, u bëri thirrje shqiptarëve në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës.

Presidenti Kosovës në Facebook shkruan: “Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik. U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor.

Zgjedhjet në Mal të Zi mbahen më 30 gusht dhe partitë shqiptare janë bashkuar për të garuar së bashku.