Presidenti i Izraelit viziton Tiranën, do takohet me Begajn dhe Ramën

Presidenti izraelit, Isaac Herzog do të vizitojë Shqipërinë më 11 shtator. Pos Shqipërisë, ai do të shkojë edhe në Serbi.

Një zyrtar i lartë i Izraelit tha për The Times of Israel se, gjatë udhëtimit, i cili do të zgjasë vetëm një ditë, Herzog pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa, në Serbi, Herzog do ta takojë homologun e tij Aleksandar Vuçiq.