Presidenti i FFM-së Muamed Sejdini humb njeriun më të dashur

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini sot ka humbur njëriun e tij më të dashur.

Sot në orët e mëngjesit, pas sëmundje të gjatë dhe të rëndë, ka pushuar së rrahuri zemra e zonjës Hamide Sejdini. Nëna e numrit një të Shtëpisë së Futbollit vendor ishte e lindur në vitin 1942 dhe ndahet nga kjo botë në moshën 78 vjeçare.
Redaksia jonë në këtë rast shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj presidentit të FFM-së Muamed Sejdini për humbjen e njeriut të shtrenjtë.