Presidenti i Brazilit, Bolsonaro rezu*lton poz*itiv me COVID-19

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro rezu*ltoi pozi*tiv me koronavirus gjatë ditës së sotme .

Mbrëmjen e djeshme ai u sh*trua në spi*tal për të bërë një kontr*oll në mushkëri, dhe për t’iu nëns*htruar testit pasi shfaqi disa simp*toma të COVID-19. Më vonë testet që bëri në mushkëri i dolën të rregullta.

Sipas medieve braziliane, gjatë muajve të fundit, shumë ndihmës të presidentit dhe këshilltarë të tij kanë rezultuar pozitivë. Por pavarësisht se shifrat në Brazil janë rritur shumë gjatë muajit të fundit, Bolsonaro është treguar skeptik duke u shprehur se është thjeshtë një grip i vogël.