Presidenti Erdogan thekson nevojën për një “rend ligjor digjital” të pranuar globalisht

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar nevojën për një “rend ligjor digjital” të pranuar globalisht dhe të vendosur me një konsensus të të gjitha vendeve në mbarë botën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ‘Forumin Metaverse’ të organizuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin Ankara, presidenti Erdoğan tha se “bota po shkon drejt një epoke të re të ndërtuar mbi teknologjinë digjitale”.

“Si qeverisës të vendeve, detyra jonë është të përgatisim për këtë të ardhme të pashmangshme njerëzit tanë, veçanërisht të rinjtë tanë, në mënyrën më korrekte, më të sigurt, më të fuqishme dhe të pajisur mirë”, tha Erdoğan.
Pavarësisht se sa e kushtueshme është përgatitja e infrastrukturës për teknologjinë, theksoi ai, prodhimi i kapacitetit gjithashtu është strategjik, kritik dhe jetik për biznesin.

“Përveç prodhimit të infrastrukturës teknologjike, ne duam të sigurojmë që të krijojmë kapacitet dhe platforma që mund të përdoren nga ne, pastaj domeni ynë dhe në fund e gjithë botë”, tha ai.
Presidenti turk tha se qëllimi kryesor i Turqisë është ta ndërtojë këtë prodhim mbi akumulimin e qytetërimit, kulturës dhe vlerave të veta.

“Meqenëse tani ekziston një realitet në rritje i një ekonomie digjitale dhe e një kulture digjitale, është e pamundur të zgjidhen këto probleme pa vendosur një rend ligjor digjital që të gjitha vendet do ta pranojnë dhe do t’i qëndrojnë pas me konsensus. Detyra jonë është të kujdesemi për njerëzit dhe fëmijët tanë në këtë klimë kaotike digjitale”, u shpreh Erdoğan.
“Si çdo fushë, në botën digjitale, nëse nuk keni infrastrukturën tuaj, median tuaj, fuqinë tuaj njerëzore, domethënë nëse nuk qëndroni në këmbët e brendshme dhe kombëtare, ju jeni në një fatkeqësi”, shtoi ai.