Presidenti Erdogan i uroi botës islame vitin e ri hixhri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i uroi botës islame vitin e ri hixhri me një mesazh të postuar në llogarinë e tij në median sociale.

Në mesazhin e postuar në llogarinë e tij në Twitter Presidenti Erdogan shkruan: “Popullit turk dhe botës islame u uroj vitin e ri hixhri 1443 me urime të përzemërta. I lutem Perëndisë që viti i ri të sjell mirëqenie, paqe dhe qetësi për njerëzimin.”
Postimi i Presidentit Erdogan u shoqërua me fotografinë e Xhamisë së Shën Sofisë në Stamboll.