Presidenti Biden: SHBA s’ka aq vaksina sa për të dërguar jashtë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se ky shtet është në proces të asistimit të vendeve tjera me vaksina kundër COVID-19. Ai është shprehur se vendi që drejton “nuk ka aq vaksina sa për të dërguar jashtë”, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv. “Jemi në proces për ta bërë këtë. Jemi duke shikuar se çfarë mund të bëhet me disa prej vaksinave që ne nuk jemi duke i përdorur. Duam të sigurohemi se ato janë të sigurta që të dërgohen dhe shpresojmë që të mundemi të ndihmojmë vendet anembanë botës”, ka thënë Biden.

Ai ka thënë se kanë biseduar për këtë çështje, nisur nga shtetet fqinje.

“Kemi folur me Kryeministrin e Kanadasë. Kemi dhënë pak ndihmë. Do të provojmë që të ndihmojmë më tepër, por që ka vende të tjera po ashtu që unë shpresoj se do të mund t’i ndihmojmë, përfshirë Amerikën Qendrore dhe të tjera. Nuk kemi aq sa për të qenë të sigurt se mund të dërgojmë jashtë vaksina. Pres që do të mundemi ta bëjmë këtë”.