Premton Boçvarski: ”Vitin e ardhshëm do të përfundojë faza e parë e autostradës Shkup – Bllacë”


Ministri i Transporti dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski ka premtuar se faza e parë e autostradës Shkup – Bllacë do të përfundojë vitin e ardhshëm.

“Punimet ndërtimore në autostradën Shkup – Bllacë zhvillohen me dinamikë të mirë dhe presim që vitin e ardhshëm të përfundojë ndërtimi i fazës së parë dhe të nënshkruhet procedura tendruese për fazën e dytë nga Bllaca në Stankovec”, tha Boçvarski në paraqitjen për media ku prezantoi buxhetin e këtij dikasteri për vitin 2022.Sa i takon shpronësimit të tokave në këtë pjesë, Boçvarski tha se kjo çështje ka përfunduar.

“Kur erdha në Ministri në vitin 2020 kishin mbetur edhe disa lëndë, por të njëjtat kanë përfunduar, kështu që ndërtimi vijon pa ndërprerë”, tha Boçvarski.