Prelvukaj: “Unë me këtë s’pajtohem”

Genc Prelvukaj
Unë gjithë jetën kam qenë dhe jam, kundër diskr*iminimit të cilitdo lloj : racor, fetar, gjinor dhe orientimit sek*sual. Çdoherë kam besuar se njerëzimi mund të ndërtojë një shoqëri e cila i pranon diversitetet, një prej të cilave është edhe dashuria mes gjinisë së njëllojtë.
Megjithatë në disa pika duhet të kemi kujdes.

Ky vizatim, ndonëse në thelb është bërë me qëllim të mirë, prek anën tjetër. Personalitete si Sylejman Vokshi, Isa Boletini, Hasan Ferri, Xhemë Gostivari, Azem Bejta, Hasan Budakova, Shaban Polluzha e shumë tjerë kanë pasur një veshje dhe fizionimi të ngjajshme.
Kjo hapë rrugë, që nesër të ketë edhe vizatime të tilla, me përkrenare të Skenderbeut, me mjekerr, flokë dhe veshje ushtarake të Ademit, me shall, kollare e syze të Rugovës e kështu me radhë. Ju jeni kreativë nê çdo segment.

Mund të krijoni shumë dizajne tjera të bukura, sllogane të ilustruara dhe portrete domethênëse pa pasur nevojë të prekni historinë. Kështu ju e mobilizoni krahun e kundert, e radikalizoni atë edhe më tej dhe i bëni dëm çështjës për të cilën angazhoheni.
Unë mbështes betejën tuaj kundër diskr*iminimit. Nuk ju shoh ndryshe. Padiskutim në mesin tuaj ka shumë individë që mund të realizojnë shumë gjëra të bukura nê dobi të shtetit e qytetarëve. Por në këtë pikë unë nuk pajtohem me ju.