Prelvukaj: Shtetet shqiptare dhe shoqëria duhet ta godasë problemin në kokë

Nëse duam ta gjykojmë vërtetë aktin terrorist të këtij shqiptari atëherë duhet të merremi me thelbin e problemit. Gjatë njëzet viteve të fundit kemi parë se si janë indoktrinuar një pjesë e të rinjëve nga shtresa e re e klerikëve të shkolluar në lindje.

Radikalizmi i predikimeve të tyre ka dërguar një numër të madh shqiptarësh në lu*fta të huaja. Padyshim se asnjë nga ta nuk është bindur për ta marrë këtë veprim nga fakulteti, prindërit apo nga qëndrimi në bibliotekë.

Një klerik nga Maqedonia në predikimet e tij para masës kishte vlerësuar lartë figurën e O.B.Laden duke fyer njëkohësisht flamurin shqiptar. Nje tjetër në Kosovë kishte fyer Nenë Terezën dhe Skenderbeun. Njerëz të helmuar nga ta kishin thyer edhe bustin e Shtjefën Gjeçovit. Ishin thyer edhe varrezat popullore në shumë qytete shqiptare dhe ky veprim nuk kishte ardhur vetvetiu.

Lexoni plostimin e plotë më poshtë: