Tregu i shërbimeve postare në Maqedoni duhet të liberalizohet tërësisht që nga 1 janari i vitit 2019-të. Kjo është ajo që përshkruhet nga dispozitat e tanishme të Ligjit të Shërbimeve Postare, që parashikon heqjen e zonës së rezervuar për dërgesat deri në 50 gram, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më pak se dy muaj para këtij afati, Posta Maqedonase si mbajtëse e monopolit në zonën e rezervuar, përsëri kërkon, anulimin e katërt të liberalizimit, ndërsa Ministria përkatëse ende analizon nëse do të pranojë kërkesën ose do të mundësojë liberalizimin e plotë të tregut. Në të njëjtën kohë, rregullatori, Agjencia postare, si dhe operatorët privatë të postës, po kërkojnë një treg të liberalizuar.
“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është në fazën përfundimtare me përgatitjen e analizës lidhur me çështjen e liberalizimit të tregut postar, detyrim i cili duhet të fillojë në vitin 2019. Të gjitha aspektet pozitive dhe negative të këtij procesi do të merren parasysh dhe do të trajtohen sipas rezultateve të analizës”, thonë nga Ministria e Transportit.
Shërbimet postare të rezervuara përfshijnë marjen,transferimin dhe dërgimin e dërgesave të drejtëpërdrejta deri në 50 gram.Ekskluziviteti për shërbim postar të rezervuara i referohet çmimit.