Nga tetori, banorët e Komunës së Qendrës do të riciklojnë shishet plastike dhe kanoçet dhe do të marrin para për këtë. NP “Parkingje Komuna Qendër” para kohë më parë instaloi makinën e parë nga gjithsej nëntë për riciklimit, para barakave të Komunës Qendër. Qytetarët do të marrin nga 0.5 deri në 1.5 denarë për një shishe të ricikluar në kartelën e pagesës “Grin pej kard”, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.
“Kjo masë riciklimi do të vlejë vetëm për banorët e Qendrës, përkatësisht paratë do të rimbursohen vetëm në kartelën “Grin pej kard”. Shuma maksimale në muaj që një qytetar mund të marrë është 1.000 denarë. Këto para mund të përdoren për blerje në market, dyqane, për pagesa në kafene dhe bare, si dhe për shërbimet e ndërmarrjes”, tha Vasko Kiçevski, drejtor i NP ” Parkingje Komuna Qendër”.
Deri në fund të vitit, makineri të tilla do të instalohen në 18 vende të tjera, që do të thotë se do të ketë 29 vende për riciklim. Paratë që do të marrin qytetarët do të sigurohen nga buxheti i Komunës Qendër. Sipas vlerësimeve, për këtë masë çdo vit do të duhet të sigurohen rreth 200.000 euro nga buxheti i Komunës. Blerja e nëntë makinerive të para ka kushtuar 100.000 euro dhe ato janë blerë me para nga NP ” Parkingje Komuna Qendër”.