Prej sot Shqipëria, Greqia e Bullgaria hoqen kufizimet në kufij

Prej sot në Shqipëri, Greqi dhe Bullgari mund të shkoni pa certifikata vaksinimi kundër Kovid 19.

Duke filluar nga data 1 Maj 2022, për të gjitha udhëtimet drejt Shqipërisë, si në rrugë detare, tokësore apo ajrore, nuk kërkohet asnjë dokument spcifik në kushtet e Covid-19.
Sipas vendimit, në Greqi suspendimi është i përkohshëm dhe zgjat deri më 31 gusht.
Sipas vendimit të ministrisë së shëndetësisë atje nga 1 maji hiqet vërtetimi që dëshmon se jeni vaksinuar ose keni kaluar koronavirusin dhe lejohet funksionimi i objekteve me kapacitet prej 100%
Gjithashtu, edhe Bullgaria nga sot i ka hequr masat anti-kovid për personat që futen në Bullgari nga shtete tjera.
Qeveria e Maqedonisë hoqi çertifikatat e vaksinimit për të hyrë në kufijtë e Maqedonisë më 19 prill.
I vetmi shtet fqinj që akoma kërkon dy vaksina, ose test negativ PCR në kufij është Kosova.