Objektet hotelierike prej sot do të mund t’i hapin tarracat dhe të punojnë deri në orën 20:30.
Prej sot nuk vlen edhe ndalesa për organizimin, mbajtjen dhe pjesëmarrjen në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca dhe ngjarje të tjera të këtij lloji.
Ndërkohë që edhe transporti publik do të qarkulloj deri në ora 21:00, kur edhe fillon ora policore e cila do të zgjas deri në ora 05 të mëngjesit.
Këto vendime Qeveria i mori me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilët gjithashtu propozuan që ora policore të fillojë prej orës 21:00.
Siç deklaroi më herët ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, lehtësimi i masave vjen pas uljes së infektimeve me coronavirusi dhe uljes së numrit të hospitalizimeve.