Prej sot pajisjet dimërore për automjete, të obliguara

Prej sot, (15 nëntor), deri më 15 mars të gjithë shoferët pjesëmarrës në trafik obligohen që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka apeluar që nga kjo datë të mos dilet në komunikacion pa pajisje dimërore.