Prej sot fillon dërgimi i energjisë ngrohëse deri tek konsumatorët e kyçur në sistemin për nxehje qendrore në Shkup, që po kryhet sipas rregullave të konfirmuara në varësi nga kushtet atmosferike dhe temperaturat e jashtme, informon Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRE). Nga KRRE theksojnë se nën kushte të caktuara atmosferike, në një mot mjaftueshëm të ngrohtë furnizimi me energji të ngrohtë ndërpritet në periudhat e temperaturave të larta në natyrë, ndërsa menjëherë pas uljes së temperaturave të jashtme nën vlera të caktuara, ngrohja ndizet përsëri.