Prej sot në qendra tregtare lirshëm


Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e djeshme pranoi propozimet e Shtabit Kordinativ të Krizës që erdhën si rekomandime nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Sipas këtyre propozimeve, qeveria mori vendim të hiqet masa për posedim të certifikatës për COVID-19 në qendrat tregtare, ndërsa mbetet në fuqi masa e mbajtjes së maskave dhe posedimi i certifikatës për hyrje në objektet hotelerike që shërbejnë pijë dhe ushqim e që janë në qendrat tregtare.

Qeveria po ashtu pranoi edhe propozimin që certifikata për infektim nga COVID-19 në vend të 45 ditëve të vlejë 180 ditë, respektivisht 6 muaj.

Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, qeveria mori vendim për heqjen e vendimit ku kërkohet lirimi nga puna për gratë shtatzëna dhe po ashtu u pranua rekomandimi që gratë shtatzëna të mund të vaksinohen.