Prej sot fillon panairi i mjaltit në sheshin “Maqedonia” në Shkup


Në sheshin “Maqedonia” në Shkup nga sot deri të dielën do të mbahet “Panairi i katërt i bletarisë së Maqedonisë”, ku pritet që bletarët nga i gjithë vendi t’i prezantojnë produktet e tyre.

Patron i ngjarjes është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa nikoqir është Qyteti i Shkupit. Ngjarja organizohet nga Federata e bletarisë së Maqedonisë. Siç informojnë nga FBM, pritet që panairin ta hapë ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.