Prej sot fillon mjekimi i pacientëve me Kovid-19 me metodën e re terapeutike


Të infektuarit me Kovid-19 prej sot do të mjekohen me plazmë gjaku si dhe pranimin e terapisë me ozon në spitalin “8 Shtatori”. Për sot është caktuar ekstraktimi i parë i plazmës për trajtim të këtyre pacientëve në Institutin për mjekësi transfuzive.

Ozonimi i gjakut është mënyrë e cila përdorët për trajtimin para së gjithash të pacientëve më me rrezik. Bëhet fjalë për mënyrë me të cilin bëhet terapi e një sasie të caktuar e gjakut e cila nxirret dhe pastaj kthehet në qarkullimin e saj.

Ekzistojnë disa botime dhe përvoja nga vendet e tjera dhe bazuar në këto përvoja, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sipas të cilit ekipi i anesteziologëve nga SPQ “8 Shtatori” bëri një analizë të hollësishme të literaturës së gjerë dhe arriti në përfundimin se ia vlen të bëhet një përpjekje për të aplikuar këtë metodë terapeutike tek këta pacientët.

“Praktikisht bëhet fjalë për metodë me të cilën bëhet ozonimi i një sasie të caktuar të gjakut, e cila merret nga pacienti dhe pastaj e njëjta kthehet në qarkullimin e tij. Për sot është planifikuar edhe ekstraktimi i parë i plazmës, e cila do të përdoret gjithashtu për trajtimin e këtyre pacientëve në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit”, potencoi Filipçe.

Lidhur me të dhënat e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik janë regjistruar 53 të shëruar nga Kovid-19 edhe atë në Shkup -25, Kumanovë-13, Prilep -5, Strugë-1, Manastir -4, Ohër-1 dhe Koçan-4. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, siç bëhet e ditur, humbën jetën një paciente 58-vjeçare nga Zhelina e Tetovës, e pranuar në Klinikë më 21 prill me formë të rëndë të sëmundjes dhe një paciente 81-vjeçare nga Kumanova, e mjekuar në klinikë nga 15 prilli. Të dyja pacientet kanë pasur edhe shtypje të lartë të gjakut.

“Në SPQ ‘8 Shtatori’ humbi jetën një pacient 47-vjeçar nga Kumanova, i pranuar për mjekim spitalor më 3 prill në gjendje të rëndë dhe një kohë të gjatë ishte në respirator. Humbi jetën edhe një pacient 66-vjeçar nga Manastiri, i cili ishte në gjendje të rëndë të përgjithshme, me anomali në zemër dhe cirrozë mjekohej në Spitalin Klinik të Qytetit”, tha Filipçe.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 289 testime, ndërsa janë konfirmuar 13 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në: Shkupi -4, Kumanova-5, Prilep-2 dhe Tetova-2.

“Me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë është 1.399, dhe janë bërë 289 testimet e bëra edhe atë përmes Institutit të Shëndetit Publik -226, Fakultetit të Veterinarisë -9, Avicena -12, Sistina me metodë PCR -38 dhe ASHAM-4. deri më tani në vend janë bërë gjithsej 15.409 testime të Kovid-19”, shtoi Filipçe.

Ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pres-konferencën onlajn, tha se sipas analizave të tyre të fundit, është e mundur që ky numër të jetë mes 1.600 dhe 1.700.

“Ende nuk lirohemi, vlerësoj se është herët, ashtu vlerësojnë edhe epidemiologët dhe ekspertët nga Komisioni për sëmundje infektive dhe ashtu i rekomandojmë dhe dimensionojmë masat, pasi ashtu dëshirojmë të vazhdojë ky trend”, tha Filipçe.

Lidhur me atë se kur pritet kulmi, ministri tha se nuk do të shpejtonin dhe se dëshirojnë të shohin trend të tillë më tepër ditë të njëpasnjëshme, që të thonë se ka kaluar kulmi.

“Këtë javë, eventualisht të ardhshmen, gjatë periudhës rreth 1 majit, ashtu ishin parashikimet fillestare. Prej asaj prej së cilës druanim, është të mos bëhet fjalë për variacione individuale, siç ishte në një tjetër skenar, kur kishim një kulm në kuptim të përjashtimit të mbi 100 pacientëve të diagnostikuar. Ashtu që, vlerësoj se ende nuk duhet të shpejtojmë. Megjithatë dëshirojmë të shohim më shumë ditë të njëpasnjëshme, një trend të tillë që të themi, mirë, kaloi kulmi dhe të presim në vazhdimësi edhe gjatë ditëve të ardhshme zvogëlim të numrit të rasteve. Sinqerisht, shpresojmë se ashtu do të jetë. Por, pak është herët edhe pse trendët këtë e paralajmërojnë, por jemi shumë të kujdesshëm”, shtoi Filipçe.