“Prej sot e tutje, dasmat e ahengjet, organizohen në spitale në vend të restauranteve e diskotekave”

Luljeta Musliu
Prej sot e tutje, dasmat e ahengjet, organizohen në spitale në vend të restauranteve e diskotekave,
Pa ftesa, hyrja pa pagesë për të gjithë ata që kanë fatin të kenë një vend.
Në vend Labit, Afrimit e shumë këngëtarëve, ushton zëri i oksigjenoterapisë dhe monitorëve e aparaturave.
Pa shpenzime për veshje të shtrenjta se ka qarqafë spitali.

Për frizura dhe grim s’ka nevojë se flokët do katandisen nga djersët e pamundësia e pastrimit.
Në vend të limuzinave e veturave, kujdesen autoambulancat bile me një sirenë që të gjithë do us lirojnë gjithë rrugën deri tek spitali pa marrë parasysh kolonat e gjata.
Shërbimin e keni pa pagesë nga stafi stërlodhur, i zhgënjyer dhe pushim të pashfrytëzuar.
Mungesë stafi e shërbime të shumta.

Pa vende pune, paga të ulëta e zgjedhje të shpeshta.
Vaksina plot e shumica të pavaksinuar.
Kolaps i vërtetë për të gjithë ata që e dinë.
Zoti na ndihmoftë!!!!!!!!!