Prej orësh nën rrënoja, ndodh mrekullia në Izmir

Nëna dhe katër fëmijët e saj janë arritur të shpëtohen, pasi prej ditës së dkeshme qëndronin nënë rrënojat e ndërtesës që shembi tërmeti në Izmir.
Nëna dhe fëmijët janë nxjerrë në zonën e Bayrakli të Izmirit, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë punën.

Kërkimet vazhdojnë për afërsisht 20 persona, të cilët mendohet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesës në zonën Doğanlar, ku 2 persona vdiqën dhe 10 njerëz u shpëtuan.
Tërmeti i fuqishëm goditi dje Turqinë perëndimore dhe ishullin grek Samos. Deri më tani autoritet kanë njoftuar 28 vik*tima, 26 në Izmir dhe dy prej tyre në ishullin grek.
Ndërkaq, kanë arritur të nxirren të gjallë nga rrënoja 71 persona, ndërsa mbi 800 kanë mbetur të pla*gosur.