Prej nesër nuk vlen transporti publik falas për pensionistët në Shkup

Ndërmarrja qarkulluese publike e Shkupit kumtoi se prej nesër nuk do të vlejë shfrytëzimi falas i transportit publik për personat e rritur (gratë mbi 62 vjet dhe burrat mbi 64 vjet) të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën.

NQP apelon në shfrytëzim racional të transportit dhe të mbajtjes së obligueshme të maskave në pajtim me dekretet për mbrojtje nga Kovid-19.