Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima


Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, nga orët e mesditës me paqëndrueshmëri, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të breshrit, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga DPHM shtojnë se përgjatë Vardarit përkohësisht do të fuqizohet erë veriore deri veriperëndimore.

Të enjten paqëndrueshmëria do të ulet dhe veçanërisht paradite do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar lokale, ndërsa do të vazhdojë të fryejë erë e fuqishme veriore përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore. Temperatura e ditës do të bie dhe më freskët do të jetë të enjten dhe të premten.

Në Shkup nesër mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të përkohshëm dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të luginave me paraqitje të stuhisë afatshkurte.

Në rast të paraqitjes së shkarkimeve elektrike nga DPHM rekomandojnë kujdes më të madh, të mos qëndrohet në vende të hapura dhe nën drunj të vetmuar.