Prej nesër pasdite deri të shtunën do të mbajë mot me diell dhe me temperatura të larta ditore. Nga e diela vranësirat do të rriten, ndërsa reshje lokale të shiut priten të hënën pasdite dhe të martën, kur do të ketë ftohje të motit, paralajmërojnë nga DPHM.
Moti sot është i ndryshueshëm me reshje të përkohshme lokale të shiut kryesisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare përgjatë Vardarit në disa vende e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 9 deri 14 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët me shi të përkohshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.